Haradinaj: Dialog me Serbinë por pa “kufijtë” në tryezë

“E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”.

Ky është sinjali që Ramush Haradinaj ka lëshuar pas takimit me nënsekretarin amerikan për çështje politike, David Halle, duke rikujtuar domosdoshmërinë e rinisjes së dialogut me Serbinë. Megjithatë, ai është kujdesur të saktësojë se çdo ulje në tavolinë do të ketë si parim, paprekshmërinë e kufijve ekzistues.

Në takimin e zhvilluar në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, të pranishëm ishin dhe Presidenti Thaçi e Kryeparlamentari Veseli.