Plagoset punonjësi i FNSH gjatë protestës së opozitës në Fier

Policia e Fierit thotë se një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i plagosur pas përplasjes me protestues të cilët ishin mbledhur në qendër të Fierit për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta oficerët. Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN