Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Prej 17 muajsh në burg, Shkreli sërish në telashe me drejtësinë

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 08:25 | Bota
Prej 17 muajsh në burg, Shkreli sërish në telashe me

Zyra Amerikane e Burgjeve tha të premten se kishte nisur një hetim për Martin Shkrelin, shqiptaro-amerikanin të bërë të famshëm për arsyet e gabuara.

Sjellja e Shkrelit në burg do të ekzaminohet nga hetuesit pasi në një shkrim të “Wall Street Journal” u raportua se ai vazhdonte të drejtonte kompaninë farmaceutike edhe pse ishte pas hekurave, përmes një telefoni celular të futur në burg në mënyrë të paligjshme.

Sipas Zyrës së Burgjeve kjo ishte një shkelje tepër e rëndë dhe mund të sjellë marrjen e masave të ashpra ndaj Shkrelit, si izolimi dhe kufizimi i vizitave, përveç se mund të ndiqet edhe penalisht. Avokati i tij nuk ka bërë ende komente për ngjarjen.

Sipas “Wall Street Journal” 35-vjeçari, i lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë të emigruar atje, vazhdon të ketë ende ndikim në kompaninë e themeluar prej tij “Pheonixus AG”. Ai është në burg prej 17 muajsh, ndërsa vuan një dënim 7-vjeçar. FBI ka marrë në pyetje partnerët e Shkrelit mbi rolin e tij në kompani, por nuk ka dhënë asnjë koment publik lidhur me këtë.

Në shtator 2015, Shkreli rriti me 5000% çmimin e ilaçit Daraprim, që përdorej nga të sëmurët me HIV/AIDS duke e çuar çmimin në 750 dollarë për kapsulë. Në dhjetor 2015 ai u procedua penalisht për akuzën e mashtrimit dhe u shpall fajtor në gusht 2017. Momentalisht po vuan dënimin në Burgun Federal “Fort Dix” në Nju Xhersi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani