Rama në Fier, PD e LSI sërish protesta në qytet

Edi Ramës iu rezervua e njëjta pritje e një dite më parë në qytetin e Fierit. Edhe pse pas protestës së 8 marsit, 4 persona u arrestuan dhe 41 të tjerë po hetohen në gjendje të lire, sepse dogjën goma dhe tentuan të bllokonin hyrjen e Kryeministrit në qytetet.

Gjatë tentativës për të larguar protestuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pak metra larg vendit ku zhvillohej aktiviteti i Kryeministrit, një efektiv i policisë u plagos. Por trazirat në këtë rrugëtim të tij nuk e shqetësuan Kryeministrin. “100 Petritat e Saliut të cilët përfaqësojnë saktësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij plakë, që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve”, tha Rama.

Me 6 deputetët të rinj të opozitës në pritje për të marrë mandatin, Rama hodhi poshtë akuzat se ata tashmë ishin njerëzit e tij. “Pse unë i thashë Monikës dhe Lulit që t’i vendosnin në listat e tyre? Unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën”, shtoi Kryeministri.

Gjatë turit “Bashkia që duam”, kreu i qeverisë rikonfirmoi dhe një herë Armando Subashin për mandatin e dytë në krye të Bashkisë Fier.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN