Rama në Fier, protestë në qendër të qytetit

Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Fierit për të protestuar për vizitën e Kryeministrit Rama në qytet, ku do të marrë pjesë në një takim në kuadër të fushatës “Bashkia që duam”.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Ramës duke thënë se nuk është i dëshiruar në qytet, ndërsa policia u ka bërë thirrje që të mos bllokojnë rrugën.

Një ditë më parë, Policia arrestoi katër persona dhe procedoi penalisht 41 të tjerë pasi morën pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve, në një tjetër protestë kundër Kryeministrit i cili zhvilloi atje një takim me rastin e 8 Marsit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN