Risitë për pronat, verifikim i 80% të titujve dhe falje kamatëvonesash

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të verifikojë 80% të pronave të shqiptarëve, që janë regjistruar me probleme. Kështu u shpreh kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, gjatë një prononcimi për mediat.

Lame bëri edhe një premtim për të gjithë ata, të cilët kanë detyrime financiare ndaj shtetit, për shkak se nuk e kanë regjistruar në kohë pronën e tyre. Këto ndryshime vijnë pas botimit në fletoren zyrtare të ligjit “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë, i cili u miratua edhe nga Presidenti Meta. Sipas Lames, pas disa ditësh, termi hipotekë, do të futet në muzeun e gjërave të shëmtuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN