Shënon, bie në gropë dhe më pas bën dopietë

Sulmuesi i skuadrës japoneze Consadole Sapporo, Anderson Lopes, u emocionua aq shumë kur shënoi gol për skuadrën e tij në kampionatin japonez saqë nuk pa fare se ku po shkonte për të festuar.

Në përpjekje për të ndarë gëzimin e golit të dytë personal të ndeshjes me tifozët, ai kapërceu një barrierë, por pa e ditur që nga ana tjetër toka ishte 3 metra larg.

Braziliani u dëmtua, por pasi mori kujdesin e duhur mjekësor u rifut në fushë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 5-2.

Shkarkoni aplikacionin e A2