Të hënën, opozita bëhet me 10 deputetë në Kuvend

Në seancën e ardhshme plenare të 13 marsit, pritet të kemi 6 deputetë më shumë të opozitës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i kalojë Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos dhe Majlinda Halilit mandatet e lëna nga deputetët e Partisë Demokratike.

Ndërsa Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hotit do të marrin mandatet e lëna nga ligjvënësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Depuetët e rinj do të zëvendësojnë Astrit Veliajn, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Viktor Tushajn, Nora Malajn dhe Vangjel Tavon.

Me ta, shkon në 10 numri i deputeteve të cilët janë “zyrtarisht” të opozitë në Kuvend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN