Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Trageti turistik përplaset me “krijesën e panjohur”, dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 17:11 | Bota
Trageti turistik përplaset me “krijesën e panjohur”,

Dhjetëra të plagosur po mjekohen nga përplasja e një trageti me shpejtësi të lartë me një diçka që përshkruhet si një ”krijesë” në veriperëndim të Japonisë.

Sipas burimeve, mjeti lundrues me 121 pasagjerë u përplas në afërsi të ishullit Sado, dhe përplasja ishte aq e fortë saqë pjesa më e madhe e tyre është plagosur, dhe 5 prej tyre janë transportuar në spital me helikopter.

Informacionet për shkaqet janë ende të pjesshme, por disa pjesëtarë të stafit sigurojnë që pengesa kishte konturet gjigande të një krijese të paidentifikuar. Forcat detare, edhe pse kanë dedikuar disa anije ushtarake dhe mjete ajrore,  nuk kanë mundur të gjejnë për momentin asnjë dëshmi konkrete.

Mbetet ende mister nëse kemi të bëjmë me një balenë të madhe, ndonjë krijesë të panjohur apo, mundësia më shqetësuese për Tokion, ndonjë mjet i panjohur kinez apo koreanoverior.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu