“16 Marsi”, Basha jep porositë: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

Opozita përvesh mëngët për protestën e radhës. Për kryedemokratin edhe e diela ka qenë punë, ndërsa në seli i janë bashkuar anëtarët e grupit parlamentar dhe të kryesisë.

Burimet i thanë A2 CNN se shefi i opozitës ka pasur një kryefjalë në tryezë, protestën e 16 mars. Duke kërkuar që të mbahet e karikuar fryma antiqeveritare të qytetarët, Basha po bën të njëjtën gjë edhe me demokratët.

“Largimi i Edi Ramës është çështje e emergjencës kombëtare. Në vend nuk ka normalitet, për Ramen nuk ka asnjë minute qetësi”, mësohet se është shprehur Basha.

30 ditë nga protesta në bulevard, Lulzim Basha i ka bërë të qartë të tijve porosinë e radhës: “Pjesëmarrja e 16 marsit të tejkalojë atë të 16 shkurtit”.

Të njëjta burime thonë për A2CNN së Basha është ndalur edhe të mosbindurit e partisë që janë ulur tashmë, e te ata që pritet të ulen në Parlament. Sipas tij, Parlament me monoparti dhe kriminelë në qeveri, të kapur me krimin, nuk mund të ketë më.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN