Dhuna ndaj policisë në Fier, ndalohen edhe dy persona të tjerë

Policia ka bërë të ditur me anë të një deklarate për mediat se edhe dy persona të tjerë janë ndaluar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë një ditë më parë në protestën në qytetin e Fierit.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
L.Z, 42 vjeç, banues në Fier. E.K, 37 vjeç, banues në Fier”.

Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Më herët, policia bëri të ditur se ka vënë në pranga edhe personin, i cili dyshohet se qëlloi me gur mbi një prej efektivëve. Ai është shtetasi inicialet P.I. 56 vjeç, banues në Ballsh, me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër.

Shkarkoni aplikacionin e A2