Fier, 10 protestues shoqërohen në polici

Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës se djeshme te opozitës ndërsa kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam’.

Sipas kreut të PD Fier Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lire ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve . Ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë ndërsa i pyetur për ketë incident kreu i PD Fier Luan Baçi i ka qëndruar deklaratë së tij të një dite më parë se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia dhe ne jemi për kapjen dhe përballjen e tij me ligjin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN