Fundjava e tifozëve “të çmendur”: Gjuan me grusht lojtarin e Aston Villa gjatë derbit

Është java e tifozëve të papërgjegjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas rastit të zënkës me një tifoz të kapitenit të Rangers ditën e djeshme, sot një tjetër episod, por më i dhunshëm ka ndodhur në derbin midis Aston Villa dhe Birmingham.

Mesfushori i Aston Villa Jack Grealish u godit në minutën e 10-të nga një tifoz, teksa po luante ndeshjen e shumëpritur. Tifozi gjuajti me grusht lojtarin.

Forcat e policisë kanë arrestuar menjëherë personin, por nuk reshtin polemikat për mungesën e sigurisë së lojtarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN