Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hapet për publikun Gobekli Tepe, vendi ku (ndoshta) ka nisur kulti fetar

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 10:25 | Aktualitet

Në qoftë se shpikja e rrotës, e shkrimit, e qeramikës, ju duket e vjetër, do mbeteni të mrekulluar nga fakti që në jug-lindje të Turqisë ndodhet një strukturë e ndërlikuar me obeliskë që peshojnë 40 tonelata, e rrethuar nga mure monumentale, që këto shpike i kalon me mijëra vjet.   

Eshte Gobekli Tepe, struktura e parë e njerëzimit që nuk ka shërbyer për të banuar, por i është kushtuar tërësisht zotëve dhe botës së përjetshme.

Po flasim për tempullin  e parë të historisë së njerëzimit, i ndërtuar rreth 12 mijë vjet më parë, shumë përpara piramidave me të vjetra, por edhe kompleksit të famshëm të Stonehenge në Angli.

Sipas studiuesve që hulumtojnë mbi strukturën nga viti 1963, kur u zbuluan gurët e parë, kompleksi që përbëhet nga të paktën 20 struktura të veçanta ka filluar të ndërtohet në epokën e Neolitit, dhe përmban struktura në formë T-je të larta deri në 6 metra, shpesh herë të dekoruara me basorelieve me kafshë ose simbole ende të panjohura.

Studiuesit ende nuk  e shpjegojnë si është mundur që një sipërmarrje e tillë të jetë konceptuar pa teknologjinë më bazike, kur ende rrota nuk ishte shpikur.

Kjo mrekulli e njerëzimit është nga sot e vizitueshme, pas një pune disavjeçare restaurimi dhe ndërtimit të një strukture mbrojtëse. Vetë presidenti Erdogan morri pjesë në inaugurim, dhe viti 2019 në Turqi është shpallur si viti i Gobekli Tepe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani