Interi nuk gabon ndaj Spal, s’i ndahet Milanit

Interi ka marrë një fitore të pastër këtë javë në Serie A, duke mundur 2-0 skuadrën e Spal.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë nga Politano dhe Gagliardini, duke thyer Spalin që u mbrojt mirë deri në 67-të kur erdhi dhe goli i parë.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 50 pikëve, në vendin e katërt, një më pak se Milani i vendit të tretë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele, Atalanta fitoi 1-2 në transfertë ndaj Sampdorias, ndërsa me po të njëjtin rezultat në fushë kundërshtare fitoi edhe Torino ndaj Frosinones.

Shkarkoni aplikacionin e A2