Kryemadhi: Drejtësia e Ramës, me dy standarde, “nuk ka hapa pas”

Monika Kryemadhi ishte sot në Lezhë, nga ku i tregoi strukturave edhe arsyet e këtyre “etheve” që kanë kapur kryeministrin e vendit.

“Edi Ramën e ka kapur ankthi i dosjes 339 dhe i dosjes 184. Këto dy dosje tregojnë hapur se si bandat kriminale kanë përfshirë segmentet më të larta jo vetëm të PS, por edhe të qeverisjes së Edi Ramës. Këto janë të faktura me zë dhe me figurë”, u shpreh Kryemadhi.

Duke i qartësuar kryeministrit, ndërkombëtarëve apo kujtdo tjetër që artikulon idenë e reflektimit mbi mandatet e dorëzuara, Kryemadhi ndër të tjera tregon me gishtin si fajtorë drejtësinë e Edi Ramës.

“Të gjithë prisnin me padurim reformën në drejtësi, por ajo na doli me dy standarde”, tha Kryemadhi.

Opozita, prej ditësh, vijon turet në qytete të ndryshme të vendit, si nxehje përpara garës së protestës së 16 marsit, që sipas kryedemokratit, Lulzim Basha, do të jetë më e madhja, dhe triumfuesja ndaj kryeministrit Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN