Liverpool i përgjigjet Manchester City-t, 4 gola Burnley-t

Liverpool-i nuk ka gabuar në shtëpi ndaj Burnley-t, duke marrë një fitore 4-2.

“The Reds” dominuan takimin edhe pse pësuan dy gola në këtë ndeshje në “Anfield”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 edhe pse miqtë shënuan të parët, Firmino e Mane u kundërpërgjigjen duke e kthyer rezultatin në favorin e skuadrës së tyre.

Edhe në pjesën e dytë, ishin sërish Firmino e Mane që realizuan sërish nga një gol, ndërsa për Burnley-n shënoi Gudmundsson.

Me këtë fitore, Liverpool-i mbetet në luftë për titull këtë sezon në Premier League me një diferencë prej vetëm një pikë nga Manchester City i vendit të parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN