Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Napoli i pafuqishëm, e ndal edhe Sassuolo

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 20:16 | Futboll
Napoli i pafuqishëm, e ndal edhe Sassuolo

Me vuajtje të mëdha, Napoli ka mundur të marrë vetëm një pikë nga transferta e Sassuolos, duke u dorëzuar totalisht në garën për titull kampion.

Vendasit u treguan mjaft kërkues në pjesën e parë, por nuk mundën të shënojnë, por golin e gjetën me të nisur pjesa e dytë me Bernardin.

Napoli nuk I humbi shpresat për pikë nga kjo ndeshje dhe ndryshoi thuajse tërësisht, duke i shtuar ndjeshëm sulmet në portën e vendasve dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen vetëm 4 minuta para fundit.

Insigle shënoi golin e barazimit, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë, e cila e sheh veten tashmë 18 pikë larg Juventusit dhe vetëm 6 nga Milani i vendit të tretë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani