Nuk ftohet me Kombëtaren, reagon Ermir Lenjani

Panucci do të publikojë ditën e enjte listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Por edhe pse jemi ende disa ditë larg, Ermir Lenjani ka bërë të ditur se nuk ka marrë një ftesë nga trajneri italian.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, futbollisti që aktivizohet ne Zvicër me Sion dhe që ka bërë paraqitje të mira shpreh çudinë e tij për këtë mosgrumbullim në dy ndeshjet e radhës së Kombëtares. “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga kombëtarja”, shkruan Lenjani në “Instagram.

Ky sezon është një nga më të mirët për mbrojtësin anësor të kombëtares, që më shumë se sa në pozicionin e tij natyral, ka luajtur si mesfushor i avancuar te Sion. Kështu Lenjani ka gjetur tre herë rrjetën në kampionat, ndërsa ka asistuar në total 7 gola, 4 prej tyre në kampionat dhe 3 në Kupën e Zvicrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN