Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Propozimi: “Arena Kombëtare” të quhet “Panajot Pano”

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 18:36 | Futboll

“Partizanin nuk do ta ndërroja me asnjë ekip tjetër ne bote”. Nën këtë moto, klubi i kuq, me dhjetëra ish-futbollistë legjenda të vendit, drejtues të Federatës, specialist të futbollit kanë nderuar në një ceremoni të jashtëzakonshme, ikonën e këtij sporti, të madhin Panajot Pano.

Shumë figura të njohura të sportit dhe jo vetëm pohojnë një zëri se Pano, ishte i përkryer brenda dhe jashtë fushe, një simbol i harmonisë sportive.

Në ceremoninë përkujtimore, presidentit të futbollit, Armand Duka iu propozua që “Arena Kombëtare” të marrë pikërisht emrin e legjendës Panajot Pano.

Për djalin e tij, Ledio Pano, do të ishte ndjesia dhe nderimi më i madh nëse kjo do të bëhej realitet.

Në fund, të pranishmit në eventin përkujtimor firmosën një peticion duke shprehur unanimitetin e tyre për emërtimin e Arenës Kombëtare me emrin “Panajot Pano”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani