Rikthehet shiu dhe dëbora, temperaturat zbresin deri në -5°C

Java e ardhshme, madje i gjithë 10-ditëshi i dytë i muajit mars, sjell kushte të paqëndrueshme të motit në Shqipëri, ku gjatë intervaleve të shkurtra 2-3 ditore, kushtet e motit kalojnë nga një stinë në tjetrën.

Konkretisht, nga e marta në të premten, priten vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit ; po ashtu temperaturat e ajrit do të ulen disa gradë nën zero, deri -5°C në zonat malore, por priten vlerat 2-3°C, në zonat e ulëta.

Ndërsa ditët e tjera të kësaj periudhe, sjellin në vend temperatura të larta dhe shumë të larta ku maksimumet do të kapërcejnë vlerat 20°C.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN