Ndryshime në polici, firmoset largimi i 3 drejtorëve të policisë

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Qëndrimi I tij në krye të policisë së Tiranës ka zgjatur rreth një vit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit.

Me shumë gjasa në vend të tij, pritet të emërohet Ferdinad Mara, I cili më herët ka drejtuar policinë e Lezhës dhe atë të Shkodrës.

Shkarkimit nuk i ka shpëtuar as drejtori i policisë së Vlorës Gentian Shehaj. Në vend të tij u emërua Artion Duka, i cili më herët mbante postin e drejtorit të  policisë së Beratit.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Elbasan. Drejtimin e Policisë së Fierit e merr Andon Duka.

Shkarkoni aplikacionin e A2