Rrëzohet Boeing 737 me 157 persona, shkaqet e paqarta

Një Boeing 737 i kompanisë Ethiopian Airlines, i nisur nga kryeqyteti etiopian Adis Abeba për në Nairobi të Kenias, është rrëzuar sot rreth orës 08.44.

Autoritetet e aviacionit të Etiopisë kanë humbur kontakt me mjetin 6 minuta pas nisjes, në një zonë rreth 60 kilometra nga aeroporti.

Në avion gjendeshin 157 persona, 149 prej tyre pasagjerë. Nuk janë të konfirmuara shkaqet e tragjedisë.

Edhe pse në Afrikë aksidentet ajrore janë të shpeshta, për shkak të mjeteve të konsumuara dhe mungesës së mirëmbajtjes,  Ethiopian Airlines shquhet për nivelin profesional dhe për flotën moderne, duke u renditur nga kompanitë më të mira të kontinentit.    

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN