TEC-i në Korçë, reagon Klosi: Nuk ka autorizim dhe as leje

Pas kërkesës së Kryetarit të Bashkisë së Korçës, për anulimin e projektit të TEC-it në këtë qytet, reagoi ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Për ministrin, debati i ngritur është thjesht një zhurmë e politikës së sajesave për sherr.

Ministri thotë se nuk ka as autorizim dhe as leje për termocentralin me gaz në hyrje të Korçës, por vetëm një miratim në parim si investim strategjik.

Nëse do të zhvillohet një projekt i tille në të ardhmen, sipas Klosit, ai do të duhet të përmbushë standardet e BE-së, pa të cilat nuk do të jepet asnjë autorizim për nisjen e punës.

Shkarkoni aplikacionin e A2