Tirana i kthen reston Partizanit në volejboll, derbi bardheblu

Tirana në volejboll për meshkuj ka fituar derbin ndaj Partizanit duke triumfuar me meritë, 3-1 me sete.

Në ndeshjen e luajtur në sallën sportive “Farie Hoti”, bardheblutë ishin superior në parket duke marrë një sukses që e çon në vetëm 1 pikë larg vendit të dytë.

Pas fitimit të setit të parë, Partizani u kundërpërgjigj duke fituar të dytin, por më pas ndeshja nuk ka më histori.

Skuadra e trajnerit Ilo Koja fiton me diferencë pikësh setet e tjera duke i kthyer reston rivalëve të kryeqytetit për humbjen e një jave më parë në Kupë.

Ndërkohë, kampionati kombëtar vijon të kryesohet nga Erzeni i Shijakut, ndjekur nga Vllaznia e Shkodrës.