Tragjedia ajrore në Etiopi, pasagjerët do merrnin pjesë në konferencën e OKB-së

Tragjedia ajrore e sotme në Etiopi, ku një Boeing 737 i kompanisë Ethiopian Airlines u rrëzua pak minuta pas nisjes nga Adis Abeba, merr konturet e një drame ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e 149 pasagjerëve ishin turistë ose specialistë të mjedisit, që po shkonin në Nairobi për konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.  

Ata vinin nga 33 vende të ndryshme. Në aeroplan ndodheshin 32 kenianë, 17 etiopianë, 18 kanadezë, 8 kinezë, 8 amerikanë, 8 italianë, 7 francezë, 7 anglezë, 6 egjiptianë, 5 holandezë, 4 indianë dhe 4 sllovakë.

Sipas burimeve të policisë, asnjë nga pasagjerët nuk ka mundur të shpëtojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2