Valladolid-Real Madrid, VAR anulon dy gola, por salla është bosh!

Sistemi VAR ka eliminuar ndjeshëm gabimet në futboll, por njëkohësisht ka ngjallur polemika dhe situata të shumta.

Të fundit vijnë pikërisht nga La Liga dhe nga ndeshje e javës së 27 mes Valladolid dhe Realit të Madridit.

Në 45 minutat e para të kësaj ndeshje thuajse ka ndodhur gjithçka, dy gola të anuluar, një penallti e humbur dhe dy gola të rregullt.

Por ajo që ngjalli polemika e që po bën xhiron e rrjetit ishte episodi i minutës së 14-të, kur lojtari i skuadrës venase Sergio Guardiola e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të akorduar nga VAR-i. Por imazhet e publikuara nga regjia spanjolle tregon sallën e VAR, por ajo ishte bosh!

Pamje janë shpërndarë me shpejtësi dhe shumë e kanë quajtur edhe skandal, duke pasur parasysh se vetëm pak minuta më vonë, vendasve u anulua një tjetër gol nga VAR-i.

Shkarkoni aplikacionin e A2