Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Venezuela në terr, Maduro akuzon SHBA për sulm kibernetik

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 08:52 | Bota

Situata në Venezuelë mbetet e tensionuar. Madje, protestave nëpër rrugët e Karakas po i shtohen orët e fundit edhe mungesa e energjisë elektrike në më shumëse 95% të vendit.  

Burimet zyrtare flasin për të paktën 13 pacientë të vdekur në spitale si pasojë e mos furnizimi me elektricitet të aparateve mjekësore që i mbanin në jetë.

Blackout-i ka zgjatur më shumë se 20 orë, duke paralizuar edhe internetin dhe rrjetet sociale në vend.   

Presidenti Nicolas Maduro akuzoi drejtpërdrejt rivalin Guaido Shtetet e Bashkuara për sulmin kibernetik, që ka goditur hidrocentralin më të madh në vend. Qeveria deklaroi ngjarjen, jo me pak retorikë, si “sulmi më brutal që ka pësuar populli venezuelan në 200 vitet e fundit”.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë