Basha: Heqja e “Taksës Rama” mbi naftën, shton energjitë në ekonomi

Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Korçë në takime me qytetaret dhe me biznesin e vogël. Basha po i paraprin me këto takime protestës se 16 marsit, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

“Kemi një qeveri që është shkëputur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar”, tha Basha. “Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë çmimin dhe qarkullimin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN