Dosja “Hajdari”, Izet Haxhia: S’jam dëgjuar nga asnjë gjykatë, kam prova

Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, kërkon rihetim të çështjes nga drejtësia shqiptare.

Gjykata e Apelit startoi gjyqin për Izet Haxhinë, i dënuar me 25 vite burg në mungesë. Përmes këtij apelimi i pandehuri pretendon pafajësinë.

Prokurorja Fatjona Memcaj tha se nuk ka vend për riçeljen e hetimeve dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës.

Gjykata pritet të vendosë më 18 Mars. Vetë i pandehuri Haxhia kërkoi të dëgjohet, gjë e cila sipas tij, nuk ka ndodhur nga asnjë gjykatë.

Ai thotë se ka prova në lidhje me ngjarjen dhe se do t’i paraqesë. “Deri më sot s’jam dëgjuar nga asnjë gjykatë. Dua të dëgjohem e të paraqes provat e mia. Jam dëshmitar i dorës së parë”, thotë ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN