Ducati fiton garën e parë të Botërorit 2019, por një detaj mund të prishë festën

Andrea Dovicioso me Ducati fitoi Çmimin e Madh të Katarit, gara e parë e Botërorit 2019 në MotoGp. Italiani triumfoi pas një dueli emocionues deri në metrat e fundit me Mark Markez, por arriti të kalonte i pari në finish, ashtu si edhe një vit më parë.

Gëzimi ishte i madh, por ai rrezikon të prishet nga ankesa e katër skuadrave, sipas të cilave një detaj teknik në pjesën e gomës së pasme, ishte jashtë rregullores. Drejtuesit e Garës në Katar i hodhën poshtë pretendimet, ndërsa vendimin e fundit e ka Komisioni i Apelit. Deri në atë kohë, Doviciozo duhet të presë për të festuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN