El Shaarawy, Schick dhe VAR, Roma buzëqesh me Ranierin në stol

Roma iu rikthye fitoreve në Serie A edhe pse vuajti shumë ndaj Empolit, të cilin në fund e mposhti me rezultatin 2-1 në “Olimpico”.

El Shaarawy shënoi një gol të bukur me nisjen e takimit, ndërsa në minutën e 12 Jesus realizoi një autogol absurd, duke barazuar shifrat.

Goli i dytë për skuadrën që tashmë drejtohet nga Ranieri, u shënua nga çeku Patric Schick në minutën e 36-të.

Më pas, Roma u mundua të menaxhonte rezultatin, por 10 minuta para fundit, Florenzi u largua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Empoli gjeti golin e barazimin në fundin e ndeshje, por pasi e pa në VAR, arbitri e anuloi, duke i dhënë fitoren e parë Ranierit në krye të Romës.

Me këtë fitore, Roma mbetet në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, aty ku lufta duket se është shumë e fortë, me Milanin që ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, Inter 50 dhe Roma 47.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN