Gjosha: Negociatat me BE? Deri në dhjetor të 2016-ës të merituara, më pas pyesni Cakajn

Ish ministrja e Integrimit dhe anëtare e kryesisë së LSI Klajda Gjosha, e ftuar në A2 ka komentuar deklaratat pozitive për çeljen e negociatave të ministrit të mandatuar Gent Cakaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Gjosha fillimisht ironizon duke thënë se i vjen mirë që “ Cakaj ka vendosur të dalë në skenë,  sepse për sa opozita ishte në Parlament, nuk denjonte të raportonte në komisionin e integrimit.

Duke hyrë në temë, ish ministrja vlerëson se bindjet e sotme të Cakajt janë rezultat i një “naiviteti shumë të madh, ose nga emocionet për mbajtjen e një detyre që nuk i takon.

Sipas saj, kur flitet për rekomandime, duhet kujtuar që “rekomandimi është marrë në dhjetor të vitit 2016” duke shtuar që deri në atë moment, kur LSI ishte ende pjesë e ekzekutivit, “ ka qenë plotësisht i merituar, te gjitha mundësitë për të vazhduar në hapat e mëtejshme”.  Se çfarë ka ndodhur në dy vitet m ëpas, Gjosha fton të gjithë “ të pyesin zoti  Gent Caka”.  

Gjosha kritikon edhe qasjen e disa ndërkombëtarëve, që duhet të “dalin nga kutia e mendimit” që demokracisë i preferon stabilitetin, marrëveshjet me një qeveri: “ Qytetarët kanë nevojë për shtet të fortë, jo për lidera të fortë”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN