Hand kritikon opozitën: Po heq mendjen nga Qeveria

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand thotë se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri është i pajustifikueshëm, pavarësisht se kritikat ndaj qeverisë janë legjitime.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hand, një njohës i hershëm i zhvillimeve në Shqipëri, u shpreh i zhgënjyer që pas 30 vjetësh në Shqipëri vazhdojnë krizat politike dhe që qytetarët e vendit ende nuk kanë provuar të ndjejnë se çdo të thotë të jenë të përfaqësuar plotësisht.

Ai theksoi gjithashtu se është fatkeqësi që shqiptarët, sot e kësaj dite, vazhdojnë të jenë të pasigurt për votën e tyre për shkak të parregullsive në zgjedhje. Por sipas tij, ajo që dëgjoi prej Lulzim Bashës në Vjenë para pak ditësh, nuk justifikonte hapin e ekstrem të djegies së mandateve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN