Ishte në protestën e 5 marsit, tani kërkon mandatin e Flamur Nokës

Të tjera vende pritet të mbushen në sallën gjysmë bosh të Parlamentit. Alban Zeneli ka kërkuar të drejtën e mandatit në KQZ. Zeneli, i cili ka qenë deputet edhe në periudhën 2013-2017, kërkon tashmë mandatin e Flamur Nokës në Kukës.

Interesant fakti që Zeneli ka dalë rregullisht në protestat e fundit të opozitës, e fundit ajo e 5 marsit.

Ndërkohë, në radhët e LSI, mandati i Viktor Tushës, i kalon mandati i Elda Hotit, ai i Nora Malajt shkon për Edlira Hysenin, ndërsa mandati i Vangjel Tavos i shkon Edjola Brahos.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN