Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Këlliçi: Evropianët të habitur, por djegia e mandateve është hap ndërgjegjësues

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 11:24 | Politikë
Këlliçi: Evropianët të habitur, por djegia e mandateve

Belind Këlliçi, kreu i FRPD, i ftuar në A2 flet për rezultatet e turit të opozitës me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Këlliçi ka patur mënyrë të takojë eksponentë të lartë, të politikës evropiane, madje edhe vetë kryetarin e Partisë popullore Evropiane, Joseph Daul.  

Edhe pse pohon se gjesti opozitar “ ka habitur shumëkënd, edhe në Bruksel, sepse pa precedent” por sipas tij “paprecedente është edhe situata në Shqipëri” .

Duke filluar nga injorimi i provave që sipas tij ndodhen në dosjen 339 ku janë të përgjuar “zyrtarët më të lartë të kësaj mazhorance për blerje votash me bandat më të rrezikshme dhe as nuk janë thërritur për t’u pyetur”.

Fakti që vendi është i dyti për emigracion pas Sirisë, ku “ 70% e forcave të rendit kanë aplikuar për lotari amerikane”,  ku procesi elektoral në tërësi është deformuar, sipas Këlliçit e bën vendimin e opozitës një “hap ndërgjegjësues për të treguar në çfarë stadi jemi në vend”. Tashmë për të beteja do të bëhet “në rrugë, derë në derë”.

Ekziston edhe autokritika dhe debate mbi këto veprime në Partinë Demokratike, por sipas tij “kur ka vendim grupi sigurisht duhet zbatuar vendimi organeve vendimmarrëse”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani