KPK shkarkon kandidaten për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë

KPK VENDIM PLUS DEGJESE 11 MARS 2019 frame 2992 1100x620

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për Marsida Xhaferrllarin, që ishte kandidate për vendin në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Xhaferrllari ka humbur statusin e gjyqtares pasi “nuk i është nënshkruar testimit në Shkollën e Magjistraturës”, akt i detyrueshëm që e bën “të pamundur” procesin e rivlerësimit nga KPK.