Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ligji për sportin, përjashtimi nga TVSH dhe privatizim, propozimet e FSHF për Qeverinë

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 14:03 | Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dorëzuar Qeverisë një propozim me disa ndryshime konkrete që kërkon të bëhen në ligjin e sportit dhe jo vetëm, për të përmirësuar gjendjen e futbollit në Shqipëri.

Pas takimit të organizuar mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të FSHF Armand Duka, dhe të gjithë presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, u kërkua fillimisht më shumë siguri në stadiume dhe u diskutua mundësia e rikthimit të policisë brenda ambienteve për të parandaluar ngjarje si ajo që ndodhi fundjavën e kaluar në Kamzë.

Në përfundim të mbledhjes, në të cilën ishin të pranishëm edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, FSHF dorëzoi një dokument me propozimet që i kërkon qeverisë të realizojë. Mes kërkesave është heqja e TVSH-së dhe tarifave doganore për produktet dhe materialet sportive që hyjnë në vend, si edhe përjashtimi nga TVSH i investimeve në sport.

A2 CNN Livestream

Dita jonë