Mblidhet grupi parlamentar i PS, deputetët udhëzohen të mos flasin për opozitën

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e të hënës grupin parlamentar. Në mungesë të Kryeministrit Rama i cili është në një takim me drejtuesit e Federatës Shqiptare dhe presidentët e klubeve, mbledhjen e ka drejtuar Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Deputetët janë udhëzuar që të mos kenë asnjë komunikim për ish-deputetët e opozitës gjatë fjalimeve që do të mbajnë në Parlament, duke vazhduar kështu nismën e ndërmarrë më herët ku u penguan të merrnin pjesë në ndonjë debat televiziv me pjesëtarë të deputetëve që dorëzuan mandatet.

Ata gjithashtu janë udhëzuar që të mos flasin as për deputetët e rinj të opozitës të cilët kanë bërë betimin në Parlament. Ndërkohë, në mesditë jepen 6 mandate të tjera që do ta çojnë në 92 numrin e deputetëve në Parlament.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN