Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përplasja e banorëve me policinë, reagon ministri Lleshaj

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 14:18 | Aktualitet
Përplasja e banorëve me policinë, reagon ministri Lleshaj

Pas pamjeve të paradites ku disa banorë të një godine pranë zonës së gjimnazit “Petro Nini” u përleshën me Policinë pasi nuk donin të lejonin shembjen e banesës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Sipas Lleshjat, policia nuk ka vepruar në mënyrën e duhur. “Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s'ka ndodhur në këtë rast!”, shkruan ministri i Brendshëm në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani