Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Propozimi i Ramës: 3 vjet burg për ata që shkelin në fushë

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 11:40 | Futboll
Propozimi i Ramës: 3 vjet burg për ata që shkelin në

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një diskutim me aktorët kryesore të futbollit në vend, ku po diskutohet për sigurinë në stadiumet e futbollit. Drejtuesit e Federatës dhe presidentët e klubeve kërkojnë rikthimin e policisë në stadiume, duke marrë shkas nga ngjarjet në ndeshjen Kamza-Laçi ku u godit arbitri kryesor.

“Do të ndërhyjmë në ligj, 3 vjet burg për ata që shkelin në stadium”, tha Rama. “Do të hiqet interpretimi i ligjit “nga gjobë deri në 3 vjet burg, do të bëhet direkt 3 vjet burg dhe përjashtim përjetë nga stadiumi”.

“Ky do të jetë hapi i parë me parlamentin, duke ndryshuar kodin penal. Megjithatë, duhet të ndërtojmë struktura të dedikuara të Policisë, si në Spanjë dhe Gjermani, që të jenë të pranishme në stadiume”, shtoi Rama. “Çështja e dhunës të mbyllet sa më shpejt, e gjithë paketa në tërësi brenda 100 ditëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë