Punimet në nënstacion, një pjesë e Tiranës pa energji

Për tre ditë me radhë, një pjesë e zonave të kryeqytetit do të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energiisë Elektrike ka njoftuar se do të kryhen punime në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datat 11 deri më 13 mars. Si rrjedhim, energjia do të stakohet për katër orë, gjatë intervalit kohor 9.00 deri me 13.00.

Sot do të mbeten pa energji rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Todi Shkurti”.

Të martën, energjia do të mungojë në zonën pranë Senatoriumit. Ndërsa të mërkurën pa energji do të jetë zona pranë ish Uzinës Traktori në Shkozë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN