Raporti i SHISH, Bendo: Rusia po tenton të rrisë influencën

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Helidon Bendo, kreu i SHISH, u shfaq i shqetësuar për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.

Bendo nuk ka hyrë në detaje të mëtejshme, nëse influenca ruse prek edhe nivelet më të larta të politikës, por mësohet se ka ndarë shqetësimin se përgjatë vitit të shkuar, Rusia ka rritur tentativat për të ndikuar në vendin tonë.

Bendo raportoi sot para deputetëve të Komisionit të Sigurisë, në një mbledhje me dyer të mbyllura. Raporti vjetor i SHISH tashmë ndodhet mbi tavolinën e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN