Shtyhen festimet e Ditës së Verës, Veliaj: Votuan 10 mijë qytetarë

Aktivitetet festive për ditën e verës në Tiranë do të zhvillohen të dielën në datë 17 mars.

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi, se 10 mijë qytetarë, votuan në sondazhin e krijuar nga kryebashkiaku në rrjetet sociale, vendosën që festa të shtyhet për shkak të motit.

Kryebashkiaku Veliaj thotë në postimin e tij se të dielën qytetarët do të evitojnë edhe shiun, ndërkohë që do të shijojnë 50 aktivitete festive familjare.

Ndërkohë, shtyrja e aktiviteteve festive për Ditën e Verës, është cilësuar nga këshilltarët bashkiake të PD, si një tentativë për të zhvilluar antimiting, një ditë pas protestës së opozitës në 16 mars përpara Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN