Vendimi i Rudina Hajdarit, Bardhi: Nga sot nuk përfaqëson më PD-në

Rudina Hajdari zyrtarizoi ditën e sotme vendimin për mosdjegien e mandatit të deputetit duke u shprehur se Parlamenti i jep oksigjen demokracisë.

Për këtë vendim të saj ka ardhur edhe reagimi i parë nga kampi demokrat. Gazment Bardhi, me anë të një postimi në Tëitter”, shkruan se vendimi i Rudina Hajdarit është personal, ndërsa mandati, sipas tij, është i demokratëve.

Më tej në postim, ai thotë se me këtë vendim, Hajdari nuk përfaqëson më Partinë Demokratike parlamentin e krimit, siç e quan ai, dhe nuk është më anëtare e Këshillit Kombëtar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN