Zyrtare, Zidane rikthehet te Reali i Madridit

Një rikthim i papritur. Zinedin Zidan është zyrtarisht trajner i Realit të Madridit. Pas krizës së pabesueshme të rezultateve, me eliminimin në Champions, daljen nga gara për titullin në Spanjë dhe eliminimin nga Kupa e Mbretit, presidenti Florentino Perez largoi Solarin dhe riktheu trajnerin e sukseseve te “Los Blankos”.

Gjigandët spanjollë e zyrtarizuan në faqen e klubit emërimin e francezit, menjëherë pas mbledhjes së bordit drejtues, të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne. Zinedine Zidan firmosi deri më 30 qershor 2022.

Gjatë periudhës 2 vjet e pesë muaj që drejtoi ekipin, ai ka fituar 3 Champions League, 2 Botërorë për klube, 2 Superkupa të Europës,1 titull kampion dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN