Dueli në Durrës, Teuta nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në kthim

Cilësi, por mbi te gjitha sakrificë dhe një skuadër që nuk dorëzohet. Teuta rikuperoi disavantazhin e dy golave ndaj Kukësit, që shënoi me Rexhinaldon dhe Shkurtaj.

Bushiç në dy minutat e fundit riktheu durrsakët në lojë dhe Hakaj në fundin e lojës bën që ndeshja të mbyllej në barazim 2 me 2. Rezultat që lë gjithçka të hapur për sa i takon kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës.

Më herët, Luftëtari bëri surprizën në “Elbasan Arena”, duke mposhtur Partizanin 1-2. “Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Bruno Telushit, i cili realizoi me një goditje nga jashtë zonës.

Por gjirokastritët nuk u dorëzuan dhe gjetën forca për të shënuar golin e barazimit me nisjen e pjesës së dytë nga Realdo Fili.

Në minutat në vijim, Partizani u hodh në sulm dhe pati mundësi të shkëlqyera për shënim, fillimisht me Hebajn dhe më pas me Çinarin, por dy futbollistët shkodranë nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë duke shpërdoruar rastet.

Kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll në barazim, Hoxha shënon golin e fitores për Luftëtarin në minutat e shtesës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN