Gjokuta: Kush i pastron paratë? Kryesojnë kompanitë e ndërtimit dhe noterët

Në Kuvend vijojnë raportet vjetore të institucioneve. Drejtuesi i drejtorisë kundër pastrimit të parave tha se në mars dhe prill duhet të miratohen 2 ligje për ketë fushë.

Janë 32. 8 milion euro pasuri të sekuestruara gjatë 2018-s, për pastrimin e parave.  Gjatë vitit që lamë pas, janë verifikuar 4552 persona dhe sipas agjencisë së inteligjencës që merret me parandalimin e këtij fenomeni,  në pjesën më të madhe, kanë qenë legjitime.

Por shifrat nuk mbeten me kaq.

 “Janë rikuperuar rreth 34,4 milionë lek.  Janë 17 raste te vlerësuar për vlerësim tatimor, ku vlera e dyshuar e padeklaruar është 482 milionë lekë”, deklaroi Arlind Gjokutaj,  Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Pas mbylljes së lojërave të fatit, shumë biznesmenë të përfshirë, tentuan të kalojnë paratë jashtë Shqipërisë. Por sektori i konsideruar si lavatriçja më e madhe sipas drejtorit të parandalimit të parave, mbetet ndërtimi. “ janë aplikuar 10 masa me një shumë 9.8 milionë lekë.

Deputeti i PS Spatak Braho evidentoi faktin që “paratë pastrohen në banka” por që ndërkohë  nuk janë evidentuar “bankat që pastrojnë para”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN