Gjokuta: Nuk kemi indicie që në banka shqiptare pastrohen para

Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta, në raportimin e përvitshëm pranë Komisionit të Sigurisë, pranoi se nuk ka indicie që në banka shqiptare pastrohen para

“Nuk ka vend në botë ku nuk pastrohen para, është një proces që ndodh edhe në Korenë e Veriut”, tha Gjokuta. “Bankat pastrojnë para në të gjithë botën. Por nëse do të kishim indicie për në Shqipëri, do t’i çonim në Prokurori. Për momentin nuk kemi informacion për banka të përfshira në procesin e pastrimit të parave”, tha Gjokuta i pyetur nga deputeti Spartak Braho. “Bankat shërbejnë si kanale për pastrimin e parave, por nuk kemi të dhëna që këto veprime të bëhen me vetëdijen e bankave”.

Gjokuta tha se gjatë vitit 2018 janë sekuestruar në total pasuri me vlerë 38,2 milionë euro që rridhnin nga veprimtari kriminale, ndërsa shtoi se brenda muajit prill duhet të miratohen dy ligjet për pastrimin e parave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN