Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Humb aeroplanin për 2 minuta, por greku është sot njeriu më "fatlum" në botë

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 09:21 | Bota

Të shohësh pasagjerët e tjerë që hynë në tunelin që i çon drejt aeroplanit që duhet të marrësh për punë, dhe ty nuk të lejohet për 2 minuta vonesë, është diçka që mund të acarojë edhe njeriun më të qetë në botë, jo më një karakter mesdhetar.

Por në rastin e grekut Antonis Mavropoulos, dy orët që i janë dashur të presë për fluturimin tjetër dhe për të qetësuar zemërimin janë kthyer në momentet më me fat të jetës së tij, sepse aeroporti ishte ai i Adis Abebës dhe fluturimi pikërisht ai që 6 minuta më vonë do t’i merrte jetën 157 personave.

Bileta e Mavropoulos

“Kur nuk më lanë të hyj kam bërtitur pafund sepse isha vetëm 2 minuta vonë. U qetësova se më thanë që do të merrja një tjetër në 11.20, por më vonë më thanë që do të kishte një pezullim tjetër. Kur mora vesh shkakun, në fillim mendova për një gënjeshtër, më pas kuptova që dy episode rastësore më kishin shpëtuar jetën”.

Mavropoulos drejton Wasteless Future, një NGO që merret me zhvillimin  e qëndrueshëm dhe do të shkonte në Nairobi, si shumë të tjerë në avionin fatkeq, për konferencën e OKB për mjedisin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu